Maqedoni Një hetues i Janevës është arrestuar, më pas është lëshuar ndërsa një...

Një hetues i Janevës është arrestuar, më pas është lëshuar ndërsa një tjetër është dëbuar nga DSK

Një hetues i PSP-së është arrestuar dhe dërguar në stacioni policor Beko ndërsa prokurorja speciale Katica Janeva pas vizitës së stacionit deklaroi se prokurorëve nuk u është shpjeguar pse është arrestuar kolegu i tyre.

“Hetuesi që u arrestua në stacionin Beko kthehet në hapësirat e PSP-së. Bëhet fjalë për hetues i cili ka pasur detyrë të siguron person i kërkuar në hetim të caktuar. Vërejtëm se është arrestuar pa bazë dhe është mbajtur në stacionin policor dhe se nuk ka pasur dokument të shkruar” deklaroi Janeva.

Ajo dhe ekipi i saj u nisën për në DSK pasi mbrëmë një hetues tjetër i PSP-së, i cili ka qenë me detyrë në DSK, është dëbuar nga hapësirat dhe për momentin gjendet në oborrin e MPB-së.