Maqedoni Socialistët evropian për aferën “Puç”, kërkojnë Komision të pavarur

Socialistët evropian për aferën “Puç”, kërkojnë Komision të pavarur

Për ndodhitë e fundit në Maqedoni reagojnë nga Partia qeveritare Socialiste e Francës. Filip Korderi, i obliguar për çështje evropiane thotë se Partia socialiste fortë i gjykon metodat dhe ashpërsinë e pushtetit kundër cilës do lloj të opozite.

– Partia socialiste është e shqetësuar për tensionet e mëdha politike në Maqedoni të shkaktuara nga qeverisja autokratike e VMRO-DMPNE-së konservative. E ftojmë edhe BE-në dhe Këshillin e Evropës ta shfrytëzojë këtë aferë të re që të mundësojnë vendosje të komisioni të pavarur e të zbardhen  akuzat e fundit kundër opozitës.

Gjithashtu, nga Partia Popullore Evropiane (EPP) ku merë pjesë edhe partia qeveritare maqedonase presim që ta kthejë këtë parti në racionalizëm demokratik – thotë Zhan Mark Zherman, i obliguar për çështje ndërkombëtare.

Reaguan edhe nga grupi parlamentar i socialdemokratëve të Parlamentit Evropian. Ata shprehen se prej së afërmi i përcjellin ngjarjet në Shkup dhe mbeten të brengosur për ndikimin e tepruar politik në procese të caktuara gjyqësore dhe për drejtësinë selektive në vend.

– Për shkak të kësaj ftojmë në hetim të pavarur dhe transparent për akuzat duke i marrë parasysh sugjerimet për përforcimin e sundimit të drejtësisë. Gjithashtu, dëgjuam deklarata kontradiktore nga kryeministri dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Njëri thotë se i akuzuari tashmë ngarkohet, ndërsa tjetri thotë Prokuroria ende mendon nëse atë ta bëjë. Asnjë medium i kontrolluar nga pushteti nuk trasnmetoi  konferencën për shtyp të zotëri Zaevit i cili u përgjigj akuzave, ashtu që gjithashtu ftojmë Qeveria të sigurojë informim objektiv dhe transparent të mediumeve për  të të akuzuarit gjatë kohës së hetimit – shprehen nga grupi parlamentar i Socialdemokratëve të Parlamentit Evropian.

– Ky është minimumi që të mund të mbrohen në publik – deklaroi Riçard Hovit dhe Knut Flekenshtajn, nënkryetari i Grupit të Socialdemokratëve në PE.

Në njoftim të veçantë reagoi edhe Partia e Socialistëve dhe Socialdemokratëve evropian ku është anëtare edhe LSDM – ja. Ato shpreh  shqetsim për shkak të akuzave kundër liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev.

Në njoftimin, Sergej Stanishev, shef i socialistëve evropian, kujton në kritikat të cilat Unioni Evropian deri më tani i ka dërguar në adresë të Qeverisë maqedonase ku është drejtësia selektive dhe partizimi i  lartë.

– Në një klimë të shëndetshme opozita duhet të mund ta kryej punën në liri të plotë dhe pa restrikcione.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë refuzon të marrë pjesë në Kuvend nga zgjedhjet sepse nuk mund të punojë lirshëm nuk kushte të cilat edhe më shumë i përngjajnë autoritarizmit – kujtoi ai duke thirrur të respektohet sundimi i drejtësisë dhe pavarësia e gjyqësisë.

 

T.M.