Maqedoni Avokati i popullit: Janë përkeqësuar gjendjet në çdo segment

Avokati i popullit: Janë përkeqësuar gjendjet në çdo segment

Shënon rritje numri i parashtresave të qytetarëve për punën e gjyqësorit, rënia e cilësisë së administratës publike, diskriminimi i romëve dhe shqiptarëve nga ana e MPB, gjuha e urrejtjes, përkeqësimi i gjendjeve në institucionet e edukimit dhe risocializimit dhe menaxhimi jopërkatës dhe joprofesional i këtyre institucioneve.

Memeti thonë se shqetësuese janë shifrat e njerëzve që ankohen tek avokati i popullit.

Vërehet edhe veprim i ngadalshëm dhe joefikas i nëpunësve policorë, rritja e numrit të ankesave nga qytetarët për mënyrën dhe kushtet në procedurat për punësim, Memeti theksoi se nuk janë paguar në kohë kompensimet në të holla ndërsa Ministria e shëndetësisë ka penguar punën e avokatit të popullit.

Në pjesë e zgjedhjeve, avokati i popullit ka konstatuar rregullativë juridike të pasaktë dhe jo- konzistente, që çon deri tek problemet për zbatimin e procesit zgjedhor ndërsa Komisioni shtetërorë zgjedhorë nuk i ka përditësuar në kohë të dhënat nga lista zgjedhore. Është notuar edhe mospërputhje në listat e përgjithshme zgjedhore.