Ekonomi Kompanitë do të organizojnë termine plotësuese për blerjen e duhanit

Kompanitë do të organizojnë termine plotësuese për blerjen e duhanit

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave MBPU apeloj tek kompanitë që po vonohen me blerjen e duhanit, të organizojnë termine plotësuese për marrjen e sasive të kontraktuara për prodhim të duhanit, në rast se duhanin e kthejnë për shkaqe të cilës së dobët ose lagështisë, dhe ta informojnë prodhuesin për terminin e radhës. Gjatë blerjes ta evidentojnë dhe sasinë tepricë të duhanit tek prodhuesit, kurse në ftesat ta potencojnë terminin dhe tua bëjnë me dije për të gjithë sasinë e plotë të duhanit që kanë, nëse kjo behet në disa herë. Siç informon MBPU- ja, 8 kompani deri sot kanë blerë gjithsej 4.900.000 kilogram duhan nga rekolta e sivjetshme, me çmim nga 119 denarë për kilogram.