Sport Lavezi nënshkruan me Liverpul

Lavezi nënshkruan me Liverpul

Liverpul ka arritur marrëveshje me skuadrën e PSZH për angazhimin e sulmuesit argjentinas Ezekiel Lavezi, njofton portali “Sportmediaset”.

Lojtari 29 vjeçar në ditët e ardhshme pritet të udhëtojë për në Angli ndërsa siç thekson portali, në transferimin prej 10,5 milion eurove nuk përfshihen bonuset e ndryshëm që varen nga loja e treguar në ndeshjet e ardhshme.

Këtë sezon Lavezi për skuadrën nga Parisi luajti 18 ndeshje në kampionat dhe Ligën e Kampionëve ndërsa shënoi 2 gola.