Maqedoni Edhe Serbia e shqetësuar për shkak të situatës

Edhe Serbia e shqetësuar për shkak të situatës

Për shkak të situatës në Kumanovë, qeveritarët serb kanë vendosur që në kufirin me Maqedoninë të nisin forca të shtuara policore, kurse kryeministri Aleksandar Vuçi­ç për nesër pasdite ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për koordinimin e shërbimeve të sigurisë, lajmërojnë mediat serbe.

Jo zyrtartarisht është konfirmuar edhe lajmi për përforcimin me 450 polic të njësisë speciale të kufirit serbo-maqedonas.

Nga kabineti nuk mund të japin informacione zyrtare për shkak se bëhet fjalë për të dhëna operative.

Përveç kësaj siç informon Radio Televizioni i Serbisë (RTS) autoritet në rajonin  kufitar me Maqedoninë kanë dërguar forca  policore shtesë, me çka ministri Stefanoviqi ka informuar ministren e punëve të brendshme Gordana Jankulloska.

Këtë zyrtarisht e konfirmoi MPB-ja serbe, por sipas informacioneve jozyrtare që  transmetojnë mediat serbe bëhet fjalë për 450 pjesëtarë të xhandarmërisë të cilat kanë qenë të vendosura në rajonin kufitar ndërmjet dy shteteve.