Maqedoni Gruevski: Sfidat e tanishme do të jenë diçka e harruar

Gruevski: Sfidat e tanishme do të jenë diçka e harruar

Populli ynë ka kaluar nëpër sfida të shumta dhe jam i bindur se edhe këto do të na bëjnë më të fuqishëm dhe më të bindur në synimin tonë të përbashkët- zhvillim, prosperitet dhe ndërtimin e një të ardhmes së sigurt, thuhet, mes tjerash në urimin e kryeministrit Nikolla Gruevski me rastin e 24 Majit- Dita e iluministëve dhe arsimtarëve slloven dhe maqedonas.

Në të, ai theksoi se vepra e vëllezërve Kirili dhe Metodij na ka mësuar se si me qetësi, besim në Zot dhe respektimin e dallimeve mund të bëjmë shumë.

“Besoj në urtësinë e qytetarëve tanë dhe e di se do të arrijmë dhe ndërtojmë shumë më shumë- thuhet në urimin e Gruevskit.