Sport Enrike nuk pendohem për Mesin

Enrike nuk pendohem për Mesin

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrike, pas humbjes nga Real Sociedad deklaroi se nuk i vije keq që e ka lënë  Lionel Messin në bankinë. Barcelona në stadiumin “San Sebastian” u mposht nga R. Sociedad me rezultat 1-0, me autogolin e Jordi Alba në minutën e dytë të ndeshjes, me çka lëshoi rastin të arrijë Real Madridin, i cili gjithashtu u mposht nga Valencia me rezultat 2-1.

Messi ndeshjen e filloi nga bankina ndërsa në lojë u aktivizua në fillim të pjesës së dytë, por nuk arriti të ndihmoj Barcelonën e pashpresë.

-Nuk është koha për t’u penduar për shkak të këtyre vendimeve. E bëra atë që është më mirë për ekipin. Mendoja se nuk është mirë të rrezikojmë me ta (Messi dhe Neymar)- tha Enrike, duke shtuar se autogoli ishte mundësia e vetme e Real Sociedad