Maqedoni Stema e shtetit do të ndryshohet, për flamurin nuk është diskutuar

Stema e shtetit do të ndryshohet, për flamurin nuk është diskutuar

Pas paralajmërimeve të Qeverisë për ndryshimin e stemës shtetërore, në opinion dolën spekulime se kjo është hyrje edhe për ndryshimin e flamurit.

Nga Qeveria e mohojnë këtë dhe thonë se deri më tani nuk është biseduar, por nuk zbulojnë se a ka plane të tilla për në të ardhmen.

-Deri më tani nuk është diskutuar për këtë- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev. Në pyetjen se a ka plane që Qeveria për këtë të diskutojë në të ardhmen, Gjorgiev shkurtë komentoi “tanimë ua dhashë përgjigjen”.

Heraldikët nga Shoqata e heraldikëve të Maqedonisë (SHHM), të cilët përshëndetën ndryshimin e stemës, konsiderojnë se flamuri nuk duhet të ndryshojë. Petar Gajdov, nënkryetari i Shoqatës, konsideron se flamuri nuk duhet të ndryshojë në pako me stemën.

-Mendimi im personal është se nuk ka nevojë të ndryshohet flamuri i shtetit në pako me stemën. Deri më tani, përmes debateve publike dhe përmes shpjegimeve nga ana e kolegëve heraldik, si dhe profesorët historian, disa herë është shpjeguar nevoja për ndryshimin e stemës shtetërore. Prej këtu, përqendrimi është drejtuar vetëm kah stema dhe për të diskutohet nga aspekti profesional, si dhe nga aspekti i standardeve heraldike- thotë Gajdov.

Në linjë të njëjtë është edhe kolegu i tij dhe kryetari i SHHM, Jovan Jonovski, i cili thotë se do të ishte e tepër nëse ndryshohet edhe flamuri.

-Flamurin njëherë e ndryshuam, mendoj se tani nuk ka nevojë për këtë- deklaroi Jonovski.

Në stemën e re të shtetit do të qëndroj luani i kuq në prapavijë të verdhë.

Flamuri i Maqedonisë u ndryshua më 5 tetor të vitit 1995.

Qeveria e atëhershme angazhoi arkitektin Miroslav Grçev që të përgatit zgjidhje ideore për flamurin e ri të shtetit. Parlamenti fare nuk debatoi për stemën, edhe pse kjo ishte planifikuar, ndërsa për flamur të ri e mori propozimin e fundit të Grçev, gjegjësisht dizajnin ku rrezet e diellit janë në tërë sipërfaqen e flamurit.

Në periudhën prej vitit 1991 deri 1995, si simbol i flamurit përdorej ylli nga Kutleshi për çka Greqia ashpër kundërshtoi.

Propozimi i parë për flamur të Maqedonisë, gjegjësisht me yllin nga Kutleshi, u dorëzua deri tek Parlamenti nga Todor Petrov më 6 gusht të vitit 1992.

Edhe sot e kësaj dite këtë flamur e përdorin komunitetet dhe organizatat maqedonase në Maqedoni dhe jashtë vendit.