Maqedoni Komisioni kundër korrupsionit së shpejti me përbërje të re

Komisioni kundër korrupsionit së shpejti me përbërje të re

Në seancën e sotme të Komisionit kuvendor për përzgjedhje dhe emërime, përbërja e komisionit propozoi të emërohen shtatë anëtarë të rinj të Komisionit shtetërorë për pengimin e korrupsionit.

Dy nga anëtarët, Sejdi Halili dhe Farie Aliu janë nga përbërja e mëparshme ndërsa janë propozuar Goran Milenkov, avokat nga Shkupi, Igor Tanturovski, ekonomist i diplomuar, Najdo Spasevski, avokat nga Shkupi, Suzana Taskova –Axhikotareva, magjistre e të së drejtës penale nga Shkupi dhe Zhaklina Dançevska, magjistre e të së drejtës së biznesit nga Prilepi.

Kryetarin e Komisionit kundër korrupsionit do ta zgjedhin anëtarët në seancën e parë.

Pritet që propozimi të gjendet në seancën e parë të ardhshme plenare në Kuvend.

Anëtarët i emëron Kuvendi me mandat katërvjeçarë, me të drejtë për edhe emërim. Ata kanë status të personit të emëruar ndërsa për punën e tyre përgjigjen para Kuvendit.