Ekonomi Aleksov: Ekonomia nuk pëson shkaku politikës

Aleksov: Ekonomia nuk pëson shkaku politikës

Sipas parametrave makro- ekonomik, gjendja ekonomike në Maqedonia është në kornizat e parashikimeve.

Këtë sot e theksoi drejtori ekzekutiv i Lidhjes së odave ekonomike, Mitko Aleksov, si përgjigje në pyetjen për ndikimin e situatës politike ndaj ekonomisë.

 

“I presim rezultatet nga tremujori i parë nga PBV që të shohim a do të realizohet rritja e projektuar prej 4%. Sipas aktiviteteve të sektorëve bartës, siç janë sektori i ndërtimtarisë, metalurgjisë, përpunimit të hekurit, minierave, tekstilit, industria e ushqimit, priten rezultate të mira”- njoftoi Aleksov.