Maqedoni Sot shënohet Dita e luftës revolucionare maqedonase

Sot shënohet Dita e luftës revolucionare maqedonase

Në Maqedoni sot shënohet “Dita e Luftës Revolucionare të Maqedonisë” ndërsa për të gjithë qytetarët e R.M-së është ditë jo pune. Për këtë përvjetor delegacioni qeveritar në krye me ministrin e financave Zoran Stavrevski dhe delegacionin e Qytetit të Shkupit në krye me Koce Trajanovskin do të vendosin lule para përmendores së themeluesve të Organizatës së brendshme revolucionare maqedonase në parkun “Zhena borec” përballë Kuvendit.

Në Parlamentin e Maqedonisë do të ndahet çmimi shtetëror “23 tetori” ndërkaq një delegacion shtetëror do të vë lule në monumentin e themeluesve të Organizatës së Brendshme Revolucionare të Maqedonisë.

Në fushën e kulturës dhe artit çmimin do ta marrin artisti Stefan Haxhi-Nikollov, shkrimtari Fejzi Bojku dhe muzikologu, publicisti, gazetari dhe kritiku muzikor Kostadin Kostandinovski.