Kulturë Të shtunën”Bulevardi i librave” deri në mesnatë

Të shtunën”Bulevardi i librave” deri në mesnatë

I ngjan metropoleve botërore, Klubi “Matica” e vazhdon trendin i cili nëpër botë i kushtohet promovimit të leximit dhe shoqërimit me librat.

Të shtunën “Bulevardi i librave”, do të jetë “i zgjuar deri në mesnatë”, “Matica” porosit zbavitje me libra, si burim i dashurisë dhe inspirimit.

Kësaj radhe, manifesitimin do ta promovojë inisiativa e klubit për festimin e ditës së librit maqedonas, i cili do të shënohej më 23 maj, një ditë përpara Ditës së alfabetit sllav. Inisiativa doli nga projekti “Lexo më shumë”, ndërsa i ka kyçur të gjithë shkrimtarët eminentë maqedonas, aktorët, muzikantët, të cilët në lokalitete të ndryshme nëpër Shkup dhe nëpër Maqedoni, me lexim publik të poezisë dhe prozës, e festonin fjalën, shkronjën dhe librin.

Aksioni “Të zgjuar gjer në mesnate”, do të realizohet të shtunën, kur Klubi “Matica” në bulevardin Kliment Ohridski do të hapet për dashamirët e librave deri në mesnatë. Me lirime të mëdha dhe dhurata, vazhdon implementimi i trendit botëror për qasje 24 orëshe deri te librat për qytetarët e Shkupit.