Kulturë Kontesti me emrin, shkas për skandal në asamblenë e përgjithshme të Shoqatës...

Kontesti me emrin, shkas për skandal në asamblenë e përgjithshme të Shoqatës së teatrove evropian

Kontesti i emrit ishte pengesë edhe për botën e teatrit të Greqisë. Me një fjalë, Janis Vuros, drejtori artistik i teatrit Kombëtar të Greqisë Veriore, nuk lejoi rrjetin teatror Asociacionin e ri teatror (NETA) të pranohet në Shoqatën e Teatrove Evropiane me emrin kushtetues.

Siç  bën të ditur  gazeta greke “To vima”, Vuros ka reaguar për idenë NETA, e udhëhequr nga Bllagoj Stefanoski, të regjistrohet në shoqatë si teatër nga Republika e Maqedonisë. Incidenti ka ndodhur në Asamblenë  e përgjithshme të Shoqatës në Tel Aviv. Gjakrat u nxehën gjatë kohës së bisedës për pranim të anëtarëve të rinj në Shoqatën e teatrove evropiane, kur në rend të ditës u shfaq emri i NETA si rrjet teatror maqedonas. Vuros menjëherë ka reaguar, duke thënë se edhe pse përkrah anëtarët e rinj dhe bashkëpunimet, nuk mund të lejojë bashkëpunim me teatër maqedonas që shfrytëzon emrin “Maqedoni” për qëllime propagande vetanake.

-E shfrytëzojnë teatrin dhe Shoqatën që ta shfrytëzojnë emrin Maqedoni, diç që nuk e pranojnë as Kombet e Bashkuara, as Greqia, dhe gjithsesi as unë-theksoi Vuros.

Sipas “To vima-s”, pas reagimit të tij Shoqata e ka tërhequr propozimin për bashkëpunim me NETA-n.

As është e saktë, as e kam të qartë prapavija e informatës se kontesti për emrin është pengesë edhe në botën teatrore në Greqi, me pranimin e NETA në shoqatën e teatrove evropiane (UTE), thotë ish ministri i kulturës Bllagoja Stefanovski në deklaratë për agjencinë e lajmeve META.

Sipas tij selia e rrjetit teatror Asociacioni i ri teatror evropian (NETA) është në Lubjanë, Republika e Sllovenisë e cila është anëtare e Unionit Evropian, dhe ai vetëm se është kryetar i këtij rrjeti teatror.

-Imagjinojmë se ka të bëjë për ndonjë punë politikanësh, as që kemi kërkuar, as që kemi nevojë të na pranojnë në Greqi. Ne edhe ashtu kemi anëtarë të NETA-s nga Greqia, nga Athina, nga Selaniku, por është fakt se NETA është me seli në Lubjanë-thotë Stefanovski, duke shtuar se ai është kryetar i NETA-s, por si individ, e jo si shtet,

Për kryetarin aktual të NETA, në këtë rrjet teatror marrin pjesë njëzetë shtete, prej tyre aktiv janë pesëdhjetë teatro dhe festival të Evropës, të cilat shfrytëzojnë grande evropiane.