Maqedoni Rasti i Kezharovskit shembull për ndikimin politik ndaj lirisë së shtypit

Rasti i Kezharovskit shembull për ndikimin politik ndaj lirisë së shtypit

Rasti me gazetarin e “Nova Makedonija-s”, Tomisllave Kezharovski, më qartë se kushdo tjetër, tregon shkallën e ndikimit politik ndaj lirisë së shtypit, qëndron në raportin e Komisarit për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, Nils Muzhnieks, i titulluar “Gjendje alarmante e lirisë së shtypit në Evropë”.

Komisari për të drejtat e njeriut në raport thekson tetë hapa të cilat duhet të ndërmerren që të rritet liria e mediave, në mes të cilave si e para theksohet nevoja e njohjes së ndërsjellë, dhe jo mohimit dhe injorimit të uljes së lirisë së mediave.