Ekonomi Sllovenia do të ngre padi kundër borxhlinjve të ish Jugosllavisë

Sllovenia do të ngre padi kundër borxhlinjve të ish Jugosllavisë

Pagesa e kursimeve të kursimtarëve nga ish Banka e Lubjanës jashta Sllovenisë, sipas aktgjykimit të Ghykatës evropiane për të drejtat e njeriut, nuk e përjashton padinë e Sllovenisë për borxhet ndaj Bankës së Lubjanës në ish republikat jugosllave, deklaroi kryeministri slloven Miro Cerar.

Sipas tij, vendimin e Ghykatës evropiane, Sllovenia duhet ta zbatojë në përputhje me ligjin dhe pasi kursimtarët do t’i dorëzojnë të dhënat, ata do të kenë të drejtë në pagesën e kursimit.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “pilot-vendim”, sipas të cilit Sllovenia në afat prej një viti nga aktgjykimi duhet të gjejë “zgjidhje sistemore” për pagesën e kursimtarëve.