Maqedoni Shefik Duraki: Jam i revoltuar nga mënyra e qeverisjes së VMRO DPMNE...

Shefik Duraki: Jam i revoltuar nga mënyra e qeverisjes së VMRO DPMNE dhe BDI

Mënyra se si qeverisnin VMRO DPMNE dhe BDI kuptohet se është një prej shkaqeve për pakënaqësinë time- deklaroi për Agjencinë e lajmeve “Meta”, Shefik Duraki, zëvendës- kryetari i degës së BDI-së në Haraçinë, i cili javën e kaluar dha dorëheqje nga ky post.

“Koalicionet janë rezultat i vullnetit të shumicës së qytetarëve maqedonas dhe shqiptarë. Kjo praktikë tek ne në Maqedoni funksionin si rregull i pashkruar që prej vitit 2008 edhe atë me meritë vetëm të BDI-së. Për këtë shkak, gjendja nuk varet nga vullneti i individëve. Por, mënyra se si qeverisin dhe si e praktikojnë pushtetin mund të thuhet se është një prej shkaqeve të pakënaqësisë sime”, thotë Duraki.

Fundjavën e kaluar brenda 24 orëve, tre funksionar të BDI, Shefik Duraki, Arben Labenishti dhe Hazbi Lika dhanë dorëheqje, dy nga poste udhëheqëse në parti dhe njëri nga funksioni publik zëvendës – ministër i mbrojtjes.

Duraki, zëvendës- kryetari i degës së BDI-së në Haraçinë, i fundit nga të tretë dha dorëheqje nga funksionet partiake.

Hapin e tij e bëri edhe zëvendës- ministri i mbrojtjes, Arben Labenishti i cili u largua edhe nga postet partiake, por edhe nga ato publike. Dorëheqje dha edhe sekretari organizativ i kësaj partie, Hazbi Lika.