Kulturë Shfaqja e Unkovskit u shpall më e mira në Kroaci

Shfaqja e Unkovskit u shpall më e mira në Kroaci

Çmimi kryesor i Shoqatës kroate për arte dramatike për shfaqjen më të mirë për vitin 2014, në Kroaci, iu nda shfaqjes “Tre motrat” e Anton P. Çehovit, në regji të Sllobodan Unkovskit, dhe në realizim të teatrit dramatik “Gavela” nga Zagrebi.

Çmimet kombëtare për krijimet më të mira në fushën e teatrit, filmit dhe radios u shpallën dje mbrëma, në ndarjen solemne në Zagreb. Kjo ishte regjia e parë e Unkovskit në Kroaci, i cili tanimë ka më shumë qëndrime në skenat e qendrave tjera, si Beogradi, Lubjana, Moska, Athina, Gjermania, SHBA etj.

Shfaqja “Tre motrat” ishte mysafire e edicionit 39 të festivalit të MOT (TRH) në Shkup.