Maqedoni Presidenti Ivanov amneston 174 persona të dënuar

Presidenti Ivanov amneston 174 persona të dënuar

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me rastin e Vitit të Ri 2016, miratoi falje për 174 persona të dënuar.

Siç kumtoi sot kabineti i presidentit Ivanov, nga numri i përgjithshëm i personave të falur, 54 plotësisht, ndërsa 120 pjesërisht, lirohen nga vuajtja e mëtejshme e dënimit me burg.