Ekonomi Banka e Re e Lubjanës (NLB) me shpërblim prej 50 000 eurosh...

Banka e Re e Lubjanës (NLB) me shpërblim prej 50 000 eurosh për denoncim

Banka e Re e Lubjanës (NLB) ofron shpërblim prej 50 000 eurosh për të punësuarit të cilët do të paraqesin punën e parregullt të kolegëve të tyre, në shërbimin e bankës e cila është e njohur si “policia e brendshme”.
Edhe përskaj reagimit të Sindikatës së të punësuarve të Bankës së Re të Lubjanës dhe mendimit të një pjese të bankierëve se është çështje e qasjes etike, formimi i kontrollit të brendshëm e mbron Rok Praprotnik, dikur anëtarë i Komisionit qeveritar kundër korrupsionit.
Ai është vënë në krye të sektorit përkatës, i cili zyrtarisht quhet Qendra e Punës së Harmonizuar dhe ka 17 punonjës.