Maqedoni Maqedonasit  e Shqipërisë të shqetësuar nga deklarata e kryetarit të BFI-së

Maqedonasit  e Shqipërisë të shqetësuar nga deklarata e kryetarit të BFI-së

Deklarata e kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, reis-ul-ulema haxhi Sulejman efendi Rexhepi, e dhënë për gazetën “Lajm”, në të cilën thotë se “Maqedonasit mysliman nuk ekzistojnë dhe se ata janë vepër e djallit dhe paraqesin komb in-vitro, të krijuar nga partia e VMRO- DPMNE-së, rezultoi me reagime të ashpra nga maqedonasit e Shqipërisë.

Deri më zyrtarit tani ka reaguar Shoqata maqedonase “Ilinden” nga Tirana dhe dega e Golo Bërdos, rajone me më shumë popullsi të maqedonasve mysliman.

– Maqedonasit mysliman në Republikën e Shqipërisë, kanë traditën e tyre dhe në këto hapësira janë autokton. Shoqata maqedonase “Ilinden” ashpër dënon deklaratën e kryeatarit të BFI-së dhe konsideron se është krejtësisht e palejueshme dhe e papërgjegjshme.  Ky është ofendim i rëndë për dinjitetin e maqedonasve mysliman të Shqipërisë. Shoqata e myslimanëve “Ilinden” nga Tirana kërkoi  që kryetari i  BFI-së të Republikës së Maqedonisë pa kusht t’i kërkoj falje maqedonasve mysliman dhe para se gjithash popullit maqedonas si tërësi- thuhet në kumtesën e firmosur nga  kryetari i Shoqatës maqedonase “Ilinden”në Tiranë, Nikola Gjurgjaj dhe kryetarit të degës së Golo Bërdos, Ylli Halilaj.