Maqedoni Kundër- bomba për Boshkovskin në “Youtube”

Kundër- bomba për Boshkovskin në “Youtube”

Në video- servisin “Youtube” janë shfaqur video-regjistrime nga biseda mes Lube Boshkovskit dhe një personi fytyra e të cilit është e turbullt. Ata flasin për fushatën para- zgjedhore të Boshkovskit në vitin 2011-të, për të holla dhe kontestin e emrit me Greqinë. Në regjistrimet, që janë me datën e sotëm në “Youtube”, Boshkovski bashkëfolësit i thotë se nuk e ka problem që ta ndërroj emrin e shtetit në Maqedoni Veriore, që për të është zgjidhje më optimale. Të dytë merren vesh për të hollat e fushatë zgjedhor ndërsa në njërën prej katër video- regjistrimeve shihet se si person i panjohur i jep Boshkovskit shumë të caktuar parash. Regjistrimet janë vendosur në kanal anonim, me pseudonim “Çkl çkl” ndërsa video- regjistrimet mbajnë titullin “E vërteta për Lube Boshkovskin”.