Maqedoni Jankullovska: Brengos rekrutimi i luftëtareve të huaj në ISIS

Jankullovska: Brengos rekrutimi i luftëtareve të huaj në ISIS

15 persona nga Maqedonia, si vullnetar kanë humbur jetën në konfliktet luftarake në Siri dhe Irak, pasi nga mesi i vitit 2012-të është regjistruar largimi i personave nga vendi në këto vende lufte, u tha, në mes tjerash, në fjalimin e ministres për punë të brendshme, Gordana Jankullovska, në Forumin ministrorë për punë të brendshme dhe drejtësi BE- Ballkani Perëndimor, që mbahet në Beograd.

“Shtetet tanimë më shumë janë të brengosur për sigurinë e tyre nga fenomeni i luftëtarëve të huaj. Pa dyshim se menaxhimi me këtë problem imponon qasje gjithëpërfshirëse, e cila do të bashkoj masa për pengimin e fenomenit, ndërprerjen e mbështetjes financiare të organizatave, lufte kundër dhunës si dhe promovimin e tolerancës politike dhe fetare”- ka theksuar Jankullovska.

Ajo theks të veçantë vuri mbi aktivitete që po i ndërmarrin autoritet në Maqedoni për pengimin e këtyre dukurive, përfshirë edhe strategjinë për lufte kundër terrorizmit 2011-2015, emërimin e koordinatorit nacional për luftë kundër dhunës dhe ndryshimet në Kodin penal që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen nëpër luftëra të huaja, njësi para-militare, polici, njësi të para-policisë dhe në grupe tjera të armatosura.

Për dukurinë e aplikuesve të rrejshëm për azil pas liberalizimit të vizave dhe rreth problemit me migrimin ilegal, Jankullovska theksoi se nga miratimi i veprës penale keqpërdorim të liberalizimit të vizave, janë ngritur kallëzime penale kundër 59 personave, për rastet me migrim ilegal, nga fillimi i vitit e deri më tani janë ngritur 13 kallëzime penale kundër 25 personave.