Maqedoni Ivanova: Vendi im ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për përmirësimin e rolit...

Ivanova: Vendi im ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për përmirësimin e rolit shoqërorë të gruas

Maja Ivanova, bashkëshortja e presidentit Gjorgje Ivanov, në forumin Kran Montana, mbajti fjalim para Forumit të grave afrikane, fokusi i të cilës këtë vit është zbatimi i barazisë gjinore, gratë në sektorin privat dhe publik dhe përmirësimin e sistemit arsimor për vajzat.

-Gruaja në R. e Maqedonisë është prezente jo vetëm në sektorin publik, por edhe në atë privat. Duke i kuptuar rolet në treg, gratë e suksesshme menaxhere vendosin kreativitetin e tyre dhe promovojnë koncepte të suksesshme shoqërore dhe me përgjegjësi në menaxhimin e biznesit. Vendi im ndërmor hapa shumë të rëndësishëm dhe masa konkrete për përmirësimin e rolit shoqërorë të gruas. Në rrugën e ndryshimeve, në çdo segment të funksionimit tim, i mbështes projektet që promovojnë pjesëmarrje dhe pozitën e gruas në zhvillimet shoqërore si dhe përmirësimin e zhvillimit shoqërorë. Si udhëheqëse, por edhe pjesëmarrëse aktive, përmes angazhimit të të gjithë llojeve të resurseve shoqërore, përpiqem të ndihmoj që të arrihet ky synim- tha Ivanova.