Maqedoni Gruevski 300 qytetarëve u shlyen borxhin

Gruevski 300 qytetarëve u shlyen borxhin

Në sallën përplot dhe para diku njëzetë gazetarëve, kryeministri Nikolla Gruevski sot diku tridhjetë qytetarëve u ndau vendimet për shlyerjen e borxhit. Siç tha Gruevski, deri më tani janë dhënë rreth 9000 vendime për shlyerje të borxhit. Shumica e kërkesave kanë të bëjnë me rrymën, kredive, minuseve në llogaritë e transaksionit, taksës radiodifuzive dhe faturave për ngrohje.

“Ky ishte premtimi jonë zgjedhor dhe ka qenë drejtpërdrejtë i dedikuar që të ndihmojë ndaj qytetarëve më të prekur”, tha kryeministri Nikolla Gruevski

Së bashku me kryeministrin, në ndarjen e vendimeve mirën pjesë edhe ministrat  e financave dhe ai i punës dhe politikës sociale, Zoran Stavrevski dhe Dime Spasov.