Kronikë Qytetari i Gostivarit ndodhet në traumatologji

Qytetari i Gostivarit ndodhet në traumatologji

Qytetari i Gostivarit, i cili sot në mëngjes me makinë u fut në vitrinën e shitores në ndërtesën “Tiffany” në Qendër të Shkupit, pas mbarimit të analizave është hospitalizuar në Klinikën për traumatologji dhe është jashtë rrezikut për jetën, deklaruan për “Metën” nga Qendra e Emergjencës .

– Pacienti është vendosur në Klinikën Traumatologjisë. Tek ai janë konstatuar lëndime të rënda, fraktura në këmbë dhe duar, por pas ekzaminimet dhe testeve diagnostikuese, konstatuam se jeta e tij nuk është në rrezik – thonë në Qendrën Emergjente.