Maqedoni Sot, për të katërmbëdhjetën herë Dita e drurit

Sot, për të katërmbëdhjetën herë Dita e drurit

Sot  me rastin e aksionit “Dita e drurit- mbille të ardhmen tënde”, e cila do të mbahet me moton “Ndal katastrofave” do të mbillen më shumë se 5 milion fidan  në sipërfaqe prej 1.107 hektarë në mbarë Maqedoninë.

“Pyjet e Maqedonisë” do të mundësojë më shumë se 24.000 fidanë për t’u mbjellë në vendet urbane, kurse komunave urbane do t’iu jepen 83.000 fidanë  zbukurues, frashër, panjë, mështekën, selvi  dhe drunj të tjerë zbukurues për pyllëzim të parqeve. Në katër pikat kufitare me Shqipërinë, do të mbillen më shumë se 200 drunj dekorativ.

Për një aksion më  gjithëpërfshirës, Qeveria sot shpalli ditë jo punë,  kurse komunat deri tek lokacionet ku do të bëhet mbjellja e fidanëve organizojnë transport falas.