E pakategorizuar Çelsi ofron 27 milion euro për Kuadradon

Çelsi ofron 27 milion euro për Kuadradon

Trajneri i Çelsit, Zhoze Murinjo i ka ofruar skuadrës violë të Fiorentinës 27 milion euro për transferimin e Huan Kuadrados, shkruan “Gazeta de la sport”.
Murinjo dëshiron të lirohet nga shërbimet e Mohamad Salah, për shkak të rregullave të fer play-it financiar ndërsa lojtari tanimë ka arritur marrëveshje për transferim në Romë, shton gazeta prestigjioze italiane.
Kuadrado shpesh deklaronte se është i gatshëm të kalojë në ndonjë skuadër më të madhe në veçanti se dëshiron të luaj në Premier Ligën angleze.
Klauzola blerëse në kontratën e kolumbianit është 35 milion euro, por skuadra violë mund të jetë e kënaqur edhe me më pak se kjo shifër.
Kuadrado tërhoqi vëmendjen e skuadrave më të mëdha evropiane me lojën e tij në Kampionatin botërorë në Brazil pasi me kombëtaren e Kolumbisë arriti në çerekfinale. Këtë sezon në Seria A luajti 21 ndeshje dhe pesë herë ka tundur rrjetat kundërshtare.