Kulturë “Pasuria shpirtërore”, ekspozitë e veprave të krijuara nga Aborixhinët

“Pasuria shpirtërore”, ekspozitë e veprave të krijuara nga Aborixhinët

Në kuadër të programit të pasur për festën е 8 dhjetorit Ditës së patronazhit të Ohrit– Shën Klimenti i Ohrit, në Qendrën e  Kulturës “Gligor Prliçev” të Ohërit është hapur ekspozita për vepra të krijuara nga Aborixhinët, me titull “Pasuria shpirtërore”. Këtë ekspozitë e hapi Melinda Rio, Sekretarja e  parë dhe konsull e Ambasadës së Australisë në Beograd, e cila tha se aborixhinët si popull mbajnë kulturë dhjetëra mijë vite të vjetër, ndërsa australianët me kohë e kuptuan nevojën nga mbrojtja e pasurisë kulturore.

-Më vjen shumë mirë që jam në Ohër dhe që jam pjesë e manifestimit të festës së Shën Kliment të Ohrit. Kemi ardhur nga Ambasada në Beograd që të promovojmë ekspozitën “Pasuria shpirtërore” e artistëve aborixhianë. Ohri ka traditë kulturore të pasur dhe ne në Australi nga aborixhinët kemi pasuri të caktuara që duam t’i ndajmë me ju, thotë Rio.

Në hapjen e ekspozitës, përveç banorëve të Ohrit morën pjesë edhe mysafirë dhe delegacione të ndryshme, të cilët sot janë në Ohër për të kremtuar festuar së bashku për qytetin dhe të respektojnë shenjtorin e Ohrit dhe mësuesin, iluministin Shën Klimentin e Ohrit.
Delegacione të vetëqeverisjes lokale, të partive politike, si dhe të qytetit-mik të Ohrit nga vendi dhe jshtë, pas dite vendosën lule pranë monumentit të Shën Klimentit të Ohrit në sheshin qendror me emrin e shenjtorit.

Shenjtorit  në shenjë respekti ju përkul delegacioni nga komunat bullgare Nesebar dhe Plovdiv, nga ato serbe Inxhija, Medijana dhe Aleksendrovac, nga komuna e Sarajevës, Stari Gradit, nga qyteti kroat i Vinkovcit, nga Pogradeci i Shqipërisë, si dhe nga Jalova dhe nga Safranbolu i Turqisë

Sonte manifestimet përfundua me akademi përkujtimore, në të cilën do të ndahet Çmimi i Shën Klimentit
V.M