Maqedoni Agjencia për zbulim me faqe të re të internetit

Agjencia për zbulim me faqe të re të internetit

Agjencia e zbulimit sot në përdorim lëshoi faqen e re të internetit www.ia.gov.mk ose www.ia.mk.

Siç njoftojnë nga Agjencia, në faqen e re të internetit gjenden “të gjitha të dhënat e dobishme për punën e Agjencisë”

“Përmes faqes së internetit të Agjencisë, qytetarët e R. së Maqedonisë kanë mundësi të dorëzojnë të dhëna, lidhur me çfarëdo kërcënim ndaj sigurisë nacionale dhe interesave shtetërore. Në periudhën në vijim, në faqen do të procedohen edhe përmbajtjet e reja dhe të dhënat analitike”.

Nga kjo agjenci shtojnë se ridizajnimi i plotë dhe mbështetja teknike e faqes së re është prodhuar nga ekipi për teknologji informatike të Agjencisë për zbulim.