fbpx

Vrasje e trefishtë: U gjet trupi i vrasësit të dyshuar

-

 

Ushtari profesionist D.M. (40), i dyshuar për vrasje të trefishtë  që sot në mëngjes ndodhi në rrethinën e Probishtipit në Zletovë, është personi trupi i të cilit u gjet i varur në afërsi të fshatit, bën të ditur nga policia, informon korrespodenti i “Metës” nga Shtipi.

Siç informon polica, pasi ka vrarë viktimat, ka shkuar në shtëpi, ku ka takuar të vëllain e bashkëshortes së tij, i cili i ka marr pushkën automatike, me të cilën supozohet se ka kryer vrasjet.

Në përleshje fizike, i vëllai i bashkëshortes ka arritur t’ia marr armën automatike, për të cilën dyshohet se është përdorur për kryerjen e vrasjeve- thotë Gordana Panatojtova, zëdhënëse nga SPB- Shtip.

I dyshuari D. M. atë natë ka qenë me detyrë në kazermën e Kumanovës, prej ku me të gjithë pajisjen ushtarake është nisur për në Zletovë. Me të mbërritur në fshat, në fillim është nisur në shtëpinë e inspektoratit të tregut M.D  ku ka kërkuar djaloshin për të cilin ka dyshuar se ka lidhje me bashkëshorten e tij, me të cilin kanë qenë në proces të shkurorëzimit. Fqinjët dëshmojnë se kanë dëgjuar zënka, ku i dyshuari ka vrarë mixhën  e djaloshit, 51 vjeçarin M.D

Pastaj është larguar në  anën tjetër të fshatit i dhe ka  qëlluar prindërit e bashkëshortes së tij pensionistët Ilija M dhe Jana M.

Policia ka kontaktuar ARM-në, prej ku ka marr konfirmim se i dyshuar nuk ka armë private.

Banorët e Zletovës dëshmojnë se ai shpesh ka keqtrajtuar bashkëshorten me të cilën 10 vjet ka qenë në martesë dhe kanë dy fëmijë të mitur.

Polica konfirmoi se kundër tij ka pasur dy denoncime për dhunë familjare nga bashkëshortja dhe nëna e tij.

Vrasësi ka qenë dy vite ka qenë me shërbim në Afganistan dhe kur është kthyer është stacionuar në kazermën e Kumanovës

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.

Поради предизборни митинзи, утре и во недела изменет режим на сообраќај во Скопје

Поради одржување на митинзи од изборната кампања за претседателските избори, овој викенд ќе биде воведен изменет режим на сообраќај во Скопје, информираше попладнево Министерството за внатрешни работи (МВР). Поради партиски...