fbpx

Zvërlevski ka hapur hetim kundër zyrtarëve të lartë të MPB-së për mashtrime zgjedhore

-

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka hapur procedura para- hetimore kundër ish zyrtarëve të lartë të MPB-së dhe “personave tjerë fizik e juridik” (kompani) nga Shkupi, Kumanova dhe Strumica, të cilët ngarkohen për vepra penale.

Personat, identiteti i të cilëve nuk zbulohet, ngarkohen për keqpërdorim të autorizimit zyrtar ndërsa veprat për të cilat zhvillohen hetimet, siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, kanë qenë për periudhën 2014-2016.

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se personat kanë kryer ndikim ndaj mënyrës së votimit përmes formave të ndryshme gjatë zgjedhjeve, me çka kanë bërë vepra penale. Në drejtim të vërtetimit të plotë të gjendjes faktike, Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ndërmerr kontrolle dhe grumbullon autorizimet, të dhënat dhe provat e nevojshme”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Javën e shkuar Prokuroria Publike –Shkup njoftoi se ka hapur procedurë kundër “një personit- organizator i fushatës zgjedhore dhe personave tjerë” si dhe kundër një personi fizik, për veprën penale keqpërdorim të mjeteve të financimit për fushatën zgjedhore. Në njoftimin e PP-së edhe atëherë nuk u cek konkretisht për cilët persona bëhet fjalë, por besohet të bëhet fjalë për parti politike.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.