fbpx

Zvërlevski hap hetim kundër zyrtarit të lartë në komunën e Strumicës

-

Prokuroria publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka hapur procedurë hetimore kundër “një bartësit të funksionit të lartë në komunën e Strumicës”, për veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, njoftuan sot nga Prokuroria.

Sipas kësaj prokurorie, i dyshuari identiteti i të cilit nuk zbulohet, ngarkohet se në vitin 2010 në të njëjtën ditë me kompani të njëjtë ka lidhur katër marrëveshje të ndryshme në vlerë prej 1.029.549 denarë (rreth 17.000 euro), për asfaltimin e rrugës së njëjtë në komunë.

“Në vend që të ketë procedurë transparente për furnizim publik, me shpalljen e konkursit për ndarjen e marrëveshjes, njëkohësisht ka shpallur dhe realizuar katër procedura të ndara për grumbullimin e ofertave pa konkurs edhe krahas ndalesës ligjore për ndarjen e marrëveshjes për furnizim publik të disa marrëveshjeve të veçanta me vlerë më të ulët, me çka ka shkelur dispozitat e Ligjit për furnizime publike dhe dëmtim të buxhetit të komunës”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Këtë fundjavë, një pjesë e mediave pro- qeveritare publikuan detaje dhe paralajmëruan procedurë hetimore të Prokurorisë publike.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.