fbpx

Agimi i Artë: Greqia duhet të ndjek politikën patriotike të Shkupit ndaj refugjatëve

-

Edhe pse partia nacionaliste “Agimi i artë” fare nuk e pranon Maqedoninë dhe u drejtua ndaj saj me fjalë të ulëta, në konferencën e shtypit në Selanik, deputeti i kësaj partie nga Ser, Aretemis Mateopulos e cilësoi Maqedoninë si shembull se si Greqia duhet të sillet ndaj fluksit së refugjatëve që futen në territorin e saj.

Sipas tij, vendimi i shtetit tonë që të mbyllet dhe kontrollohet kufiri me Greqinë dhe numrin e refugjatëve që çdo ditë futen në Maqedoni është shembull për “politikë patriotike dhe nacionaliste” ndaj siç tha, “refugjatëve që vijnë nga shtetet e bombarduar nga SHBA-ja”.

Ai komentoi edhe se qeveria maqedonase ka kuptuar se nëse ndiqet shembulli i Greqisë, shteti duhet të pranoj milion refugjatë për të cilët nuk ka as financa, as infrastrukturë e as dëshirë për t’i pranuar në territorin e saj.

“Këtë duhej ta bëjë edhe Greqia. Ky është shembulli që duhet ndjekur edhe ne, theksoi Mateopulos duke komentuar se veprimi i qeverisë së Maqedonisë është tregues për politikë serioze nacionale.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.