Jeta s’vlen as pesë pare: Dhjetë vrasje për 7 muaj

Rastet e fundit të vrasjeve, e mbrëmshmja në Zletovë dhe para disa javëve në Kavadar, me numrin e shpeshtë  të viktimave, alarmojnë për anomali serioze të shoqërisë.

Vrasjet dhe vetëvrasjet në rrethane identike ndodhën në maj dhe në korrik, në Shkup. Pesë vrasje për shtatë muaj, prej të cilave dy janë  vrasje të trefishta dhe njëra e njëfishtë.

Të gjitha këto sipas shumë tipareve kanë ngjashmëri.: vrasje e trefishtë, e kryer nga ish bashkëshorti, viktima janë anëtarët e familjes së bashkëshortes, ku vrasja pason pas  historisë së gjatë të dhunës familjare. Dje i dyshuari për vrasje vrau veten, kurse i dyshuari nga Kavadari u arrestua në varreza nga polica.

– Rastet e këtilla janë të shpeshta, që të themi se janë të rastësishme. Bëhet fjalë për çrregullim tektonik të vlerave shoqërore, përkatësisht patologji më serioze sociale, ku jeta përjetohet si diçka e pavlerë dhe të cilën shumë lehtë mund ta merrni – thotë  psikologu Miroslav Pendaroski.

Sipas Pendaroskit bëhet fjalë për patologji e cila përhapet, e cila ka prapavijë të thellë dhe i duhet analizë më të thuktë.

Rrethanat ekonomike janë vetëm disa nga shkaqet, konsideron ai.

– Pranohen vlera, të cilat nuk janë koherente, nuk përputhen me mentalitetin tonë. Shpejtësia e përhapjes së informacioneve, në pjesën më të madhe të dhunës brutale dhe vrasjeve ndikojnë tek shqisat dhe ngjallin sjelljen destruktive të njeriut. Kur kësaj do t’ia shtoni edhe frustrimet e brendshme, vjen deri tek pasoja më serioze- konsideron Pendaroski.

Profesori universitar Ognen Spasovski, konsideron s bëhet fjalë për çështje të ndërlikuar, të cilës nuk mund t’i jepet përgjigje me një kuptim, por pajtohet se në vendin tonë jeta ka humbur vlerën e saj.

– Kultura jonë është pjesë e atyre kulturave kur jeta e njeriut shumë pak ka vlerë- thotë profesori Spasovski.

Me mendim të ngjashëm edhe Ali Pajaziti, profesori i sociologjisë në  UEJL- Tetovë

– Të dy rastet e vrasjeve të trefishta flasin për një krizë ose depresion masovik, për zbrazëtirën  shpirtërore të shoqërisë sonë, për një dukuri patologjike, e cila  pa mëshirë merr haraçin nga të gjitha kategoritë. Evidente është se  vlerat kanë krizë. Problemet ekzistuese, por dhe ato me natyrë psikologjike janë dy faktorët kryesorë të kësaj që  po na ndodh – thotë ai.

Pse tek shqiptarët ka më pak krime të kësaj natyre ka të bëjë me disa faktorë.

– Komuniteti shqiptar akoma nuk është sekularizuar deri në atë shkallë sikurse  komuniteti maqedonas. Tek komuniteti shqiptar individualizmi është më i ulët dhe kjo karakteristikë  akoma nuk është “in”. Religjioni tek komuniteti shqiptar mysliman është shumë më i theksuar, dhe kjo luan rol të madh për vlerën dhe rëndësinë e jetës.