Nga kryeqyteti i Maqedonisë me tren jashtë shtetit mund të udhëtohet vetëm deri në Bllacë. Treni i shpejtë deri në Prishtinë është destinacioni i vetëm deri ku mund të udhëtojnë qytetarët, njofton Meta.mk
Në orarin aktual të trendëve të Hekurudhës së Maqedonisë – Transport është theksuar se treni për në Selanik dhe Beograd do të jetë në qarkullim vetëm verës. Njëkohësisht, nga Stacioni Hekurudhor në Shkup për këtë vit janë parashikuar vetëm 19 udhëtime në ditë, ndërsa për momentin funksionojnë vetëm 17 trena. Nga Shkupi në Koçan ka vetëm një tren në ditë, në orët e pasdites. Për në Manastir disa herë nuk qarkullon rregullisht treni ekspres “Pellagonia Ekspres”, ndërsa nga fillimi i vitit mes Shkupit dhe Manastirit ka vetëm tre trena të udhëtimit në ditë.
Ulja e numrit të nisjeve të trenave të udhëtimit në Maqedoni zgjat disa vite me radhë. Nga Stacioni Hekurudhor nga vitet paraprake tregojnë se ka ekzistuar mundësi më e madhe për udhëtim me tren. Kështu, nga Stacioni Hekurudhor i Shkupit në vitin 2009 ka pasur nga 24 nisje në ditë në relacionet vendore dhe ndërkombëtare. Mes Shkupit dhe Velesit atëherë kanë qarkulluar 13 trena, ndërsa Shkupi me Kërçovën ka qenë i lidhur me 3 trena në ditë.
Hekurudhat e Maqedonisë para një dekade kanë pasur madje 7 trena ndërkombëtar në ditë, edhe atë për në Beograd, Selanik, Prishtinë dhe Nish.
Rruga e komunikacionit hekurudhor në Maqedoni ende është më evidente nëse merren parasysh oraret e Ndërmarrjes Hekurudhore nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Nga Stacioni Hekurudhor i Shkupit janë parashikuar madje 32 nisje në ditë në periudhën e vitit 1995/96. Në vend të një treni të tanishëm, mes Shkupit dhe Kërçovës atëherë kanë qarkulluar katër trena në ditë. Nga Shkupi deri në Veles para dy dekadave e gjysmë ka pasur nga 15 trena një ditë. Përveç trenave të zakonshëm të qarkullimit për në Kërçovë, Veles, Manastir, Gjevgjeli dhe Koçan, qytetarët e Shkupit kanë pasur mundësi që me linja direkte të trenave të udhëtojnë edhe për në Beograd, Selanik, Vjenë, Budapest, Athinë dhe Prishtinë.