fbpx

Shuhen tri furra në “Jugohrom”

-

“Jugohrom” nga Jegunovce e ka zvogëluar procesin prodhimtar pasi që sot në mëngjes fabrika  ka vendosur që t’i shuaj tri furra.

Pasi që udhëheqësia e “Jugohromit” thonë që deri më tani fabrika ka punuar me kapacitet të zvogëluar për 20%, që është praktikë e zakonshme në sezonin e dimrit, për t’u zvogëluar harxhimet e rrymës, e cila është më e shtrenjtë në muajt që pasojnë. Nga atje sigurojnë që nuk do të ketë largim të punëtorëve.

“Më e rëndësishme është që asnjë punëtor nga gjithsej 1.100 nuk do të largohet nga puna. Disa do të shpërndahen, disa do t’i angazhojmë të bëjnë riparim të furrave, disa të tjerë patjetër duhet të marrin pushim vjetor. Zvogëlimi i procesit të prodhimtarisë në këtë periudhë të vitit është punë e zakonshme, që të mundet fabrika të punojë ekonomikisht, në kushte kur në dimër paguan më shtrenjtë rrymë”, ka deklaruar drejtori teknik i “Jugohromit”, Vllado Skenderovski.

Skenderoski ka shtuar se janë të zgjidhura të gjitha çështjet e pronësisë-juridike të lokacionit, ku duhet të ndërtohet stacion filtrues, i cili është kusht për fabrikën që të fitojë leje integruese ekologjike për punë. Nga atje kanë lajmëruar që këto ditë do të fillojë ndërtimi i saj.

Para dhjetëra ditësh ministri për Mjedis Jetësor, Nurhan Izairi, ka deklaruar se do t’ia propozojë Qeverisë për mbylljen e “Jugohrom”, i cili, ashtu siç tha, nuk ka të nisur asnjë aktivitet rreth ndërtimit të stacionit filtrues.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.