fbpx

Konferencë përfundimtare nga projekti “Rrjeti aksionar për udhëheqje të mirë”

-

Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” në partneritet me Qendrën maqedonase për arsim evropiane (QMAE) dhe Reaktor- Hulumtim në aksion, nesër në Qendrën informative të BE-së prej orës 10 do të mbajnë konferencë përfundimtare në suazat e projektit “Rrjeti aksionar për udhëheqje të mirë”.

Në konferencë fjalim hyrës do të ketë euro- ambasadori Aivo Orav ndërsa bashkëbiseduesit do të diskutojnë në temën: udhëheqja e mirë, korrupsioni, transparenca dhe llogaridhënia.

“Qëllimi i projektit “Rrjeti aksionar për udhëheqje të mirë” është promovim i shoqërisë dinamike civile, që në mënyrë efektive mobilizon qytetarët për përfshirje aktive në sundimin e mirë dhe transparencë si dhe ndikimin ndaj proceseve për vendimmarrje në nivel lokal dhe nacional. Më hollësisht, projekti synon përmirësimin e përfshirjes së shoqërisë civile në krijimin e mendimit publik, krijimin e politikave dhe mekanizmave për vendimmarrje si dhe rritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile për menaxhimin e çështjeve të rëndësishme shoqërore” thonë nga Fondacioni “Metamorfozis”.

Në suazat e këtij projekti, janë ndarë 16 grante të vogla për organizatat civile që e formojnë Rrjetin aksionar për udhëheqje të mirë, që paraqet platformë për bashkëpunim të organizatave civile, nisma joformale dhe të individëve që punojnë në fushën e udhëheqjes së mirë e që synon avancimin e udhëheqjes së mirë, si një prej kushteve për demokratizim të shoqërisë dhe avancimin e integrimeve euro- atlantike.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.