fbpx

Zanier në Twitter: Kriza politike nuk guxon të shndërrohet në tensione ndëretnik

-

Liderët politik patjetër t’i tejkalojnë interesat partiake dhe të zgjidhin krizën politike dhe nuk duhet të lejohet kjo të shndërrohet në tension ndëretnik. Ky është mesazhi kryesor i sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zanier që ia ka dërguar presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov dhe ministrit të jashtëm, Nikola Poposki.

“Sot në mëngjes u takova me Kryetarin e shtetit dhe me Ministrin e punëve të jashtme. Porosia ime kyce ishte që liderët t’I përgjigjen sfidës, të tejkalojnë interest partiake dhe të zgjidhin krizën politike në dobi të të gjithë qytetarve. Nuk duhet lejuar të kalojë në tensione ndëretnike”.

Zanier në profilin e tij në Twitter shkroi se presidentit Ivanov ia ka theksuar “shqetësimin për udhëkryqin politik” dhe se “drejtimi i gishtit në çështjet ndëretnike është i rrezikshëm dhe kundër- produktive”.

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, i cili gjendet për vizitë dyditore të vendit, shkroi edhe se “është shumë i shqetësuar nga presioni ndaj sektorit civil”, roli i të cilit siç tha, është “kyç në proceset demokratike”.

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së sot në Shkup kishte takim me presidentin Ivanov, shefin e diplomacisë maqedonase në largim, Nikola Poposki, liderët e partive partive në Parlament, VMRO DPMNE, LSDM, BDI, Besa, Aleanca për shqiptarët dhe PDSH si dhe me përfaqësues të OJQ-ve.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.