fbpx

Zaev: Zgjedhje mund të ketë në tetor

-

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev në intervistë për Agjencinë “Beta” deklaroi se Marrëveshja e Përzhinës mund të reformohet dhe deri në tetor të kemi kushte për zgjedhje korrekte. Zaev tha se partia e tij do të fitoj në zgjedhje.

“Anketat tregojnë se opozita prin në Maqedoni, ne jemi partia në vend të parë. Por kuptohet se duhet të kuptojmë se jetojmë në regjim që kontrollon qytetarët dhe bën presione të mëdha dhe për këtë besojmë se vlerësimet në anketat janë më të larta në dobi të LSDM-së” deklaron Zaev.

Zaev shton se parakusht për organizimin e zgjedhjeve janë tërheqjet e plota të faljeve nga Ivanov.

“Besoj se gjatë verës qartë do të definohet si do të dalim nga kriza. Vera nuk do të jetë e qetë, varet se çfarë do të ndodh deri në fund të qershorit” tha Zaev.

Lideri opozitar ka deklaruar edhe se në Maqedoni po zhvillohet lufta e Gandievit, me qëllim që qytetarët të tregojnë se regjimi mund të rrëzohet edhe pa viktima njerëzore.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.