Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka rëfyer në Prokurorinë publike gjatë mëngjesit të sotëm për kriminalitetin e organizuar lidhur me dyshimet për mitmarrje në vlerë prej 200 mijë euro, transmeton “Press24“.
Sipas kallëzimit penal nga policia, kryetari i komunës së Strumicës, Zoran Zaev ka kërkuar shumën e parave prej 200 mijë eurove prej një biznesmeni nga ky qytet për t’i mundësuar atij privatizimin e një toke ndërtimore. Zaev keto pretendime i hodhi posht edhe në sallën universale ku prezantoi bisedat e përgjuara. Zaevi tha se policia dëshironte që t’i montoj rastin ashtu si i bënë Lube Boshkovskit, por nuk u shkoi për dore.