fbpx

Zaev: VMRO DPMNE dhe BDI tentojnë të ikin nga zgjedhjet korrekte dhe demokratike

-

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit të sotëm me liderët e Rilindjes Kombëtare Demokratike, Vesel Memedi dhe kryetarin e Lëvizjes për reforma në PDSH, Zijadin Sela tha se kanë qëndrim të përbashkët që më 24 të mos ketë zgjedhje.

Zaev mbet në qëndrimin e tij se pa pastrimin e listave zgjedhore dhe rregullimin e mediumeve, zgjedhje s’mund të ketë.

“Shpresojmë që këto kushte të plotësohen që të mund opozita të merr pjesë në zgjedhje” tha Zaev.

Me të u pajtuan edhe Memedi dhe Sela të cilët thanë se pa zgjidhjen e problemeve kyçe në shtet, zgjedhjet nuk guxojnë të mbahen.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Zaev konfirmoi se LSDM ka dorëzuar metodologjinë për pastrimin e listave zgjedhore në KSHZ.

“VMRO DPMNE dhe BDI tentojnë të ikin nga zgjedhjet korrekte dhe demokratike. Tani të gjitha partitë i kanë dorëzuar metodologjitë deri në KSHZ dhe tani puna nuk varet nga politikanët, por nga Komisioni i cili është kompetent për pastrimin e listave zgjedhore” u shpreh Zaev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.