fbpx

Zaev: Lidhja e drejtpërdrejtë ndërmjet mediave dhe DSK-së

-

Sipas tij, këto biseda tregojnë bashkëpunimin e tyre të drejtpërdrejtë mes DSK-së dhe mediumeve. Zaev theksoi se janë përgjuar mbi 100 gazetarë edhe nga mediume pro- qeveritare edhe ato me qëndrim kritik, ndërsa në veçanti janë ndjekur gazetarë që kanë qenë në rrjedhë me ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit 2012-të. Në audio regjistrimin e parë që e publikoi Zaev dëgjohet bisedë mes Gordana Jankullovskës dhe Martin Protugjer gjegjësisht si ata merren vesh për kontribut të caktuar në televizion. Ata merren vesh cili gazetarë nga televizioni “Sitel” do të ishte i denjë të ndjek ngjarjen ndërsa përzgjedhja bie mbi Sllavica Arsovska- Caci, e cila sipas Jankullovskës “punon dhe i kupton punët e MPB-së”.

Audio regjistrimi i dytë të cilin e publikoi Zaev është bisedë me ministres së kulturës, Elizabeta Kançeska- Milevska, me redaktorin e programit informativ të “Sitel”, Draga Pavloviq- Latas. Latas i sugjeron Kançeska- Milevskës të mos e teproj sepse nga kryeministri ka shumë porosi. Bisedën e tretë që e publikoi Zaev, sipas tij, është mes Jankullovskës dhe zëdhënësit të MPB-së, Ivo Kotevski ndërsa në audio regjistrim dëgjohet se si ata merren vesh për kontribut në TVM. –Nuk do të bëjë, nëse bëj diç do të “fluturoj” nga puna- thotë në bisedë Jankullovska.

Liderit i LSDM-së, publikoi audio regjistrim nga biseda mes Latas dhe drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, në të cilin flasin për pronarin e televizionit “A1”, Velija Ramkovski. “Unë e mposht Veliun në mënyrën time, ju bëni ashtu. Me 2 milion mbështetje, edhe unë do të hapja televizion- dëgjohet në regjistrim. Biseda e radhës që e publikoi Zaev ishte mes drejtorit të MPM, Srgjan Kerim dhe ministres së punëve të brendshme Jankullovska e që ka të bëjë me “mposhtjen e gazetave nën kontrollin e tyre”.

Biseda e fundit është mes kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe ministrit të transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, për borxh me emisione dokumentare. Zaev tha se janë ndjekur 100 gazetarë ndërsa materialet do t’i marrin personalisht. Ai përmendi se materialet e regjistruar kanë pasur shenjën “DSK”. Zaev tregoi edhe materiale nga DSK me analizën të gazetarëve kritik për ngjarjet e 24 dhjetorit.

–Lënda e Nikolla Mlladenov është zhvilluar si rast i veçantë. Këto dosje i përkasin familjes së Mlladenovit dhe do t’u dorëzohen në mënyrë siç dëshirojnë ata- shtoi Zaev. Në fund të konferencës së shtypit, Zaev u përgjigj në disa pyetje të gazetarëve. Si të dimë se materialet e dorëzuara deri tek gazetarët janë kopjet e vetme dhe se nuk keni kopje tjera?

Ka tek Sasho Mijallkov. Nëse mi shikoni sytë ato më janë skuqur sepse deri në mëngjes kam punuar. Kjo është për shkak të vëmendjes dhe seriozitetit vëmendje, për mos u futur në gjërat personale të këtyre bisedave. Unë jam njëri prej tyre që ka dëshmuar për çmendurin e pushtetit, që ka bërë gjatë gjithë  viteve këndej. Sinqerisht shpresoj se nuk do të dal ajo që është palejueshme për gazetarët, për mua për kë dozoftë nga pushteti ose për cilindo qoftë qytetarë.

A ka urdhër për përgjimin e gazetarëve apo kjo është bërë pa urdhër?

-Është bërë pa urdhër. Një numër i madh i këtyre 100 gazetarëve janë ndjekur me vite, më shumë se dy, tre apo katër vite, siç është rasti i Nikolla Mlladenov dhe disa gazetarëve tjerë. Nuk ekziston mundësi që as gjykata e as ndonjë përfaqësues i institucioneve të gjyqësorit të jep vendim. Madje edhe po të dojë, ligji këtë nuk e lejon.

Përderisa mbani konferencën shtypi dhe i publikoni “bombat”, një grup intelektualësh nëpër Maqedoni mban tribuna për mbrojtjen e Maqedonisë. Si e komentoni këtë grup të organizuar i cili të shpeshtën takohet me anëtarët të afërt me VMRO DPMNE-në?

-Me siguri duam të supozojmë se jemi shtet demokratik dhe shpresoj të jemi shtet i tillë, siç meriton populli ynë. Ashtu siç kalon koha, këto njerëz do të ndalojnë së shkuari sepse këtë që po e publikojmë është përgatitje e popullit tonë që në këmbë ta pret atë që vijon. E di se këta njerëz një ditë do të turpërohen nga fëmijët e tyre.

A keni dëshmi dhe regjistrime lidhur me vdekjen e Mlladenovi, ditën e vdekjes dhe pas asaj?

-Çdo gjë që kemi do ta publikojmë. Këtë e premtuam para qytetarëve dhe çdo gjë që kemi si dëshmi për ndonjë rast, ne do ta publikojmë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.