fbpx

Zaev: Për Gruevskin dhe Mijalkovin janë të rëndësishme vetëm paratë dhe fuqia

-

Sot do të zbulojmë edhe një skandal të korrupsionit që lidhet me drejtorin e DSK-së, Sasho Mijalkov e pas të cilit qëndron kryeministri Nikolla Gruevski. Në këto biseda nuk flitet për shifra. Këtu flitet për shuma reale dhe për biznese përmes Rusisë dhe Hungarisë. Bëhet fjalë për furnizimin me pajisje për policinë speciale”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp.

Sipas Zaev, drejtori i DSK-së ka kërkuar provizion nga kompania izraelite prej gjysmë milion euro.

Në bisedën e parë, Mijalkov bisedon me Svetlana Kostovskën për shumë prej gjysmë milion euro, që “duhet të lëshohet”. Në bisedën e dytë me Hain Hakejni nga kompania izraelite, Kostovska merret vesh për përqindjen dhe paratë që duhet t’i lëshojnë. Ajo gjithashtu, i thotë se do të udhëtojë, por se mund të kontaktojnë dhe të merren vesh për provizionin. Ai insiston t’i jepet lokacioni ku do t’i dërgoj paratë ndërsa ajo i thotë se është arritur marrëveshje të paguhet në tre pjesë.

Kostovska me bashkëbiseduesin merret vesh për datën e transferimit të parave. Ajo i thotë se për këtë duhet të bisedoj me drejtorin dhe se do t’i tregoj më vonë. Për shkak se drejtori ka qenë i sëmurë, merren vesh që ta anulojnë transferimin e dytë.

Zaev tha se për këtë aferë ekzistojnë edhe dëshmi tjera, mes të cilave edhe mesazhe. Në njërën prej mesazheve që e tregoi Zaev thuhet se janë lëshuar 480 mijë euro. Në mesazhin e radhës qëndron se Mijalkovit i janë lëshuar edhe 840 mijë euro tjera.

Izraeliti ka qenë mysafir i shpeshtë në Maqedoni, tha Zaev dhe theksoi se ka ardhur në Maqedoni kur i ka transferuar paratë. Ardhja e radhës është marrë vesh përmes SMS porosive.

Zaev publikoi dy regjistrime nga bisedat mes Jankullovskës dhe Stavrevskit, ku sipas tij, konfirmohet se pas gjithë kësaj qëndron Nikolla Gruevski. Në bisedën e parë ata flasin për shkurtim të buxhetit. Jankullovska i thotë se nuk mund të shkurtojë nga zëri ku janë paraparë 850 milion denarë.

Zaev tha se me këtë është e qartë se është marrë pajisje për përgjim në vitet 2008 dhe 2011.

“Kjo pajisje është blerë që të na përgjojnë të gjithë neve. Kjo lidhjet edhe me një aferë që sjell turp të madh në Maqedoni. Çdo konferencë e radhës e shtypit tregon me çfarë qëllime janë marrë. Iu interesojnë vetëm paratë dhe fuqia- deklaroi Zaev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.