fbpx

Zaev: Marrëveshja e arritur është fillim i ri për Maqedoninë

-

“Sonte fitoi Maqedoni,  prej sonte për Maqedoninë dhe për të gjithë qytetarët e saj. U arrit marrëveshja e cila prej nesër duhet të formalizohet nga aspekti juridik dhe ligjor” tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev, para Klubit të Deputetëve.

Zaev njoftoi se është arritur marrëveshje për Ligjin për Qeverinë me të cilin do të definohen kompetencat e zëvendësministrave, me ligjin për “informatorët” dhe Ligjin për mbrojtjen e privatësisë, që  menjëherë do të hyjë në fuqi, kurse do të zbatohet 6 muajt e ardhshëm, periudhë në të cilën për ligjin do të del me qëndrim edhe Komisioni i Venecias. Përveç ligjeve, Zaev gjithashtu njoftoi se është arritur marrëveshje për Kodin Zgjedhor e cila duhet të finalizohet me vendimin e Komisionit anketues në Kuvend.

“E gjithë kjo nesër edhe njëherë duhet të shqyrtohet nga grupet e punës, për shkak të aspekteve teknike dhe menjëherë që do të përpilohet, të dorëzohet në Kuvend, që parlamentarët të diskutojnë, sigurisht shpresoj se do ta miratojnë. Gjithashtu, sot plotësova obligimin konform marrëveshjes, të propozoj zgjidhjen e kuadrit, ministrit të punëve të brendshme, për të cilin kërkova pëlqimin e VMRO- DPMNE-së dhe BDI-së. Dhe morëm pëlqimin e tyre. Ministër i ri i punëve të brendshme do të jetë Oliver Spasovski, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së”- tha Zaev.

Lideri i LSDM-së shtoi se të gjitha zgjidhjet kadrovike janë të kushtëzuara sepse organet dhe trupat e LSDM-së duhet të marrin vendimet, kurse vendimi final do ta ketë Këshilli qendror i LSDM-së.

Ministre  e punës dhe politikës sociale do të jetë Frosina Remenski. Zëvendësministër i financave do të jetë Kire Naumov. Zëvendësministër i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomizimit të ujërave do të jetë Aleksandar Kiracovski. Sigurisht, nëse Këshilli qendror i LSDM-së konfirmoi këta emra, dhe shpresojmë që do të marrin përkrahjen e partnerëve tanë të koalicionit që bashkërisht i përfaqësojmë”- deklaroi Zaev

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.