fbpx

Zaev: Bëhu krenar me veten ashtu sikur e gjithë Maqedonia që krenohet me ty

-

I dashur polic, në shtetin tonë ka numër të madh të njerëzve të cilët jetojnë me nga një njeri brenda tyre. Vetëm disa nga klika e pushte kanë vrarë njeriu e tyre brenda vetes. Ti je ai prej të cilit sot në sipërfaqe doli njeriu me “Nj” të madhe, njeri me shpirt dhe zemër të madhe, njeri i ndershëm me të gjitha virtytet dhe aftësitë njerëzore. Ti ke emër dhe mbiemër, sot quhesh hero dhe atdhedashës. Bëhu krenar me veten ashtu sikur e gjithë Maqedonia që krenohet me ty.

Këtë sot e publikoi në profilin e tij në rrjetin social “Fejsbuk” Zoran Zaev lideri i opozitës. Teksti i profilit të Zaevit i dedikohet policit i cili gjatë protestave para Qeverisë thuhet se kaloi në anën e protestuesve.

Mediat informuan se emri i tij është “Dobre”, dhe se papritur ka hequr pancirin duke thënë “jap dorëheqje”.

Lideri i opozitës në profil e tij shkroi se pa marr parasysh se polici do të ndëshkohet, suspendohet ose shkarkohet, le të jetë i sigurt se vendin e merituar do ta pret, por te polica e cila do ta mbroj popullin.

“Ti sot bëre hapin më të madh, më human dhe më madhështor që nuk mundet çdo kush ta bëjë, hapi yt ringjall shpresën për një të nesërme më të mirë të atdheut tonë. Mos u brengos se me njerëzinë tënde nuk do jesh vetëm. Jam i bindur se shembullin tënd do ta ndjekin shumica e policisë dhe administratës, sepse nuk janë pak ata që me shpirt të pastër duan Maqedoninë, të cilët me kokën e tyre mendojnë për të ardhmen dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre. Ky pushtet ka ditët e numëruara. Pikërisht për këtë, nuk ka nevojë t’i trembesh të ardhmes tënde. Ti me siguri e di mirë se cilët janë dhe si janë ata në krye të MPB-së, ata të cilëve iu ke shërbyer. Pa marr parasysh se a do të ndëshkohesh, suspendohesh ose shkarkohesh nga puna, të jesh i bindur se vendin e merituar do të pres, por te polica e cila do ta mbroj popullin. Të faleminderit o polic, të falënderon e gjithë Republika e Maqedonisë”, shkroi Zaevi.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.