fbpx

Zaev: Ky shtet punon për shkatërrimin e bashkëjetesës

-

Në këto regjistrime, sipas Zaev, dëgjohen biseda që tregojnë si është prishur stabiliteti i Maqedonisë.

Në bisedën e parë të publikuar, Martin Protugjer i tregon Jankulloskës se si dikush ka rrahur rojtarët e një diskotekës. Jankulloska pyet a din dikush për këtë. Protugjer i thotë se “i joni” ka kapur dikë prej “ujqërve”, e ka dërguar në tualetin e diskotekës dhe e ka “dërmuar”. Në bisedën e dytë, Protugjer i shpjegon ministres për një person tjetër, i cili ka kontrabanduar naftë, kështu që, në vend 2 ai ka kontrabanduar nga 5 ton.

Sasho Mijalkov flet me Jankulloskën dhe e pyet pse e pengon “njeriun në Strugë”. Ajo i thotë se Utka bën çrregullime në Strugë dhe asaj i janë lajmëruar nga OSBE që të reagojnë. Ajo i thotë se ka nxjerrë armë dhe është kërcënuar. Mijalkov i thotë të largohet nga kjo punë dhe ai të komandoj. Jankulloska i thotë se nuk dëshiron të ketë asgjë të keqe me Utkan dhe se nuk dëshiron as telefonin t’ia ngrejë.

Nikolla Gruevski i tregon Mile Janakieskit se ka vërejtur një pronë përballë “Bristolit”. Janakieski i propozon një lokacion tjetër. Flasin se sa kat duhet të jetë objekti. Pastaj flasin për një pronë përballë stacionit të vjetër hekurudhor. Gruevski i thotë të pyet cilët votues jetojnë atje që të mund të veproj pa humbur asnjë votë. Nëse janë “komunjarë”, thotë Gruevski, të merret parku dhe të ndërtohet ndonjë objekt për institucionet e shtetit”.

Protugjer e pyet Jankulloskën kur do të vijë Bozhinovski sepse dëshiron ta vizitoj në burg, por nëse ka mundësi, kamera të shkyçet. Jankulloska i thotë se ai është i sëmurë për nga mendja. Protugjer i thotë të vendoset në paraburgim me një “Maxhyp” që ka prirje homoseksuale.

Jankulloska i thotë Ivo Kotevskit se Kanal 5 nuk e ka kryer punën siç duhet. Ajo i thotë se është dashur të angazhohen më shumë me vashën në Gostivar. Kotevski i thotë se Caci ka qenë kujdestare dhe se duhet të bëhet kjo patetike. Sipas mendimit të tij, nga televizioni nuk kanë ditur si ta bëjnë punën e tyre. Insistojnë të incizohet shkolla dhe të merret deklaratë nga psikologu. Jankulloska i tregon se është dashur të bëhet kinse vasha duke qarë dhe s’ka mundur asgjë të thotë. Kotevski thotë se votuesin e tyre janë maqedonas dhe se ashtu edhe duhet të sillen. Ai i thotë ministres se është mirë të rrihet edhe ndonjë gazetar.

Jankulloska e pyet Mijalkovin për sistematizimin. Mijalkov i thotë se tek ai është ndërprerë sistematizimi sepse e kërkojnë nga BDI. Jankulloska i thotë se me ta duhet të zgjidhen çështjet njëherë e përgjithmonë. I shpjegon se “shiptarite” kurdo që kërkojnë diçka, nuk u jep.

Jankulloska flet me Vlatko Ilieskin dhe i thotë se është fjalosur me “shiptarishtet”. Thotë se shumë i shkojnë ata në nerva. Ai i thotë mos t’i trajtojë dhe i thotë se po ndodh “kosovarizim” i Maqedonisë.

Protugjer me Jankulloskën gjithashtu flasin se s’ka bashkëjetesë me “shiptarite” Jankulloska thotë se kjo duhet zgjidhur njëherë e përgjithmonë. Ai thotë : “Çfarë thua të bëjmë luftë”?

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.