fbpx

Zaev nga Sofja: Kërkojmë Qeveri sipas shembullit të Bullgarisë

-

Kërkesa jonë është të ketë qeveri kalimtare që në afat  prej 6 deri 9 muaj Maqedonia do ta përgatit për zgjedhjet parlamentare, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borivo në Sofje, shkruan agjencia e lajmeve “Fokus”.

“Tanimë kemi filluar negociata në Maqedoni ndërsa të martën komisari për politikë rajonale të BE-së, Johanes Han do të udhëtoj në Maqedoni dhe së bashku me të do të tentojmë të fillojmë negociata- deklaroi Zaev.

Sipas tij, kërkesa e tyre është sipas shembullit të Bullgarisë që të krijohet qeveri kalimtare pa ndikimin e dy partive më të mëdha.

“Kështu në mënyrë demokratike ta përgatitim Maqedoninë për zgjedhje përmes ligjit të ri zgjedhor dhe listave të reja zgjedhore. Të përgatiten Komisioni për luftë kundër korrupsionit, KSZH-së dhe të tejkalohen shumë prej dobësive të sistemit që të mund të dalin në zgjedhje korrekte dhe demokratike. Populli do ta nxjerr pushtetin për të cilin mendoj se duhet dhe populli do të vendos nëpër cilën rrugë do të lëviz Maqedonia. Është koha që politikanët pas mbajtjes së zgjedhjeve korrekte dhe demokratike t’i shtrëngojnë duart dhe ta ndërtojnë të ardhmen e vendit të tyre- tha ai.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.