Keqpërdorimi i pushtetit dhemb shumë. Patjetër të dalim, aq ishte. LSDM do t’i udhëheq protestat, por këto nuk do të jetë protesta partiake, por protesta të një popullit të bashkuar. Të gjitha simbolet partiake do t’i largojmë anash. Le ta kthejmë të gjithë lirinë. Protestat janë të paevitueshme. Të gjithë ata që kanë dëshirë për protesta le të bashkohen dhe bashkë ta kthejmë lirinë, deklaroi lideri i LSDM Zoran Zaev në Shtip.
“Shtipi i ka rrënjosur të gjitha vlerat historike të këtij shteti dhe prej janë paraqitur shumë figura të shquara për historinë e këtij populli. Ne duhet ta ndjekim rrugën e tyre. Presidenti i parë i shtetit Kiro Gligorov, në inaugurimin e tij tha se si shtet në botë do të kuptohemi dhe respektohemi, vetëm nëse zhvillohemi në mënyrë demokratike. Por, tani bota bën me gisht drejt nesh sepse vlen rregulli “ose mendo si unë ose je gati”, tha ai.
Zaev theksoi se nuk janë gjërat e premtuara për Shtipin si aeroporti, spitali klinik, qytetet studentor dhe mullit me erë.