fbpx

Zaev: Presim që Marrëveshja e Përzhinos të realizohet sa më parë

-

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot pasdite u takua me ambasadoren e OSBE-së në Maqedoni, Nina Soumalajnen.

Siç njoftojnë nga LSDM-ja në takim është diskutuar për gjendjen aktuale politike të Maqedonisë dhe për sigurimin e kushteve për zgjedhje korrekte dhe demokratike.  Zaev ka informuar Suoumalajnen për ngjarjet e fundit në procesin e bisedimeve dhe për Marrëveshjen e Përzhinos.

-Jemi të përkushtuar në realizimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Presim një seriozitet të këtillë nga të gjitha anët dhe vazhdimin e realizimit të obligimeve që kemi përsipër për një kohë sa më të shkurtër”, deklaroi Zaev.

Lideri i LSDM-së theksoi se zgjedhjet e ardhshme duhet që të janë të lira dhe me legjitimitet të plotë, pasi që kjo është zgjidhja për krizën politike në Maqedoni.

“Po bëjmë hapa të kujdesshëm në atë drejtim dhe fuqishëm jemi të përcaktuar për stabilizimin e shtetit”, deklaroi Zaev.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.